Stefanoviq: Do të pengojmë anëtarësimin e Kosovës në INTERPOL

Stefanoviq: Do të pengojmë anëtarësimin e Kosovës në INTERPOL

Ministri i Jashtëm i Serbisë, Nebojsha Stefanoviq është shprehur sot se vendimi për pranimin e Kosovës në Interpol do të ndajë organizatën ndërkombëtare të Policisë.

Stefanoviq ka shtuar gjithashtu se Asambleja e Përgjithshme e INTERPOL-it që do të mbahet në Kili javën e ardhshme do të jetë një nga sfidat me të cilat përballet Serbia.

Në vazhdën e pengimit të Kosovën në arenën ndërkombëtare, Stefanoviq dje ka deklaruar se do të tentojnë të pengojnë anëtarësimin e Kosovës në INTERPOL.

“Delegacioni serb që unë do të drejtoj në Kili do të bëjë gjithçka për të mbrojtur integritetin profesional të INTERPOL-it duke respektuar rezolutën e Correl e cila përcakton se vetëm anëtarët e Kombeve të Bashkuara dhe vëzhguesit e KB mund të jenë anëtarë të kësaj organizate policore, por edhe rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së”, tha Stefanoviq për mediet serbe.

Sipas tij, Serbia ka qenë duke biseduar me partnerët ndërkombëtarë në lidhje me arsyet policore, politike e juridike për të cilat mendon se anëtarësimi i Kosovës në INTEROPL mund të mos jetë i mirë. Ai beson se një vendim për pranimin e Kosovës do të ndajë këtë organizatë.

“Kur mendoni për siguri globale, ju duhet t’i bindeni rregullave. Ne nuk duhet të futemi në situatën që vend politikisht për dikë të pranohet ose jo”, tha Stefanoviq.

Ai më tutje ka vazhduar të flas për sukseset që sipas tij Serbia i ka arritur kundër krimit të organizuar në kuadër të INTERPOL-it.