• E mërkurë / Oct-23 02:28
  • Kontakt

Analisti amerikan: Emërimi i Richard Grenellit mund të bindë Gjermaninë për shkëmbimin e territoreve Kosovë – Serbi

Analisti amerikan: Emërimi i Richard Grenellit mund të bindë Gjermaninë për shkëmbimin e territoreve Kosovë – Serbi

Analisti amerikan, Edward Joseph, thotë se me emërimin e Richard Grenellit të dërguar të posaçëm për dialogun Kosovë – Serbi, Shtëpia e Bardhë beson se mund ta bindë Gjermaninë që të mbështesë idenë polemizuese të shkëmbimit të territoreve mes Kosovës dhe Serbisë.

Në një intervistë të dhënë Radios Evropa e Lirë, Joseph e sheh përfshirjen gjithmonë e më të intensifikuar të Shteteve të Bashkuara në dialogun Kosovë – Serbi, edhe si pozitive, por edhe si shqetësuese.

Pozitive, sepse secila administratë amerikane që tregon interesim intensiv në Ballkan, është një gjë e mire, thotë ai. Janë bërë disa vite që SHBA-ja e ka distancuar veten nga Ballkani dhe e ka larguar rajonin nga prioritetet e saj.

Por, dialogu kërkon angazhim të nivelit të lartë, në mënyrë që edhe Kosova, edhe Serbia të bëjnë përparim, vazhdon ai. Në të njëjtën kohë është e çuditshme dhe shqetësuese, përse ambasadori Grenell është emëruar në pozitën e të dërguarit për dialogun Kosovë-Serbi kur Matthew Palmer ishte zgjedhur në pozitën e të dërguarit të posaçëm për Ballkanin, pyet Joseph.

Sipas analistit, është e pazakontë që ka dy të dërguar, sidomos kur njëri sapo e ka marrë emërimin. Është e mundur që Shtëpia e Bardhë vazhdon të jetë e angazhuar në Ballkan dhe beson se Grenell është personi që mund ta bindë Gjermaninë. Por, në pikëpamjet e udhëheqësve të rëndësishëm në rajon, shprehet ai.