Dyshja më e votuar e LDK-së në Pejë

Janë publikuar votat e Lidhjes Demokratike në Pejë për zgjedhjet parlamentare që u mbajtën me 6 tetor.

Nga kjo parti, dy personat më të votuar janë bartësja e listës, Vjosa Osmani dhe Kujtim Shala.

Osmani në këtë komunë ka marrë 12671 vota, ndërsa i dyti më i votuari ishte Kujtim Shala me 7537.

Kujtojmë se Lidhja Demokratike e Kosovës në këto zgjedhje ka dal si partia e dytë më e votuar, kjo sipas rezultateve preliminare të KQZ-së me 24.82 për qind të votave

Këto rezultatet nuk përfshijnë votat me kusht, votat me postë edhe votat e personave me nevoja te veçanta.