Edhe Pacolli reagon ndaj Komitetit të Nobel-it për çmimin që i dha mbështetësit të Millosheviqit

Edhe Pacolli reagon ndaj Komitetit të Nobel-it për çmimin që i dha mbështetësit të Millosheviqit

Ish-ministri i Punëve të Jashtme të Kosovës, Behgjet Pacolli, ka reaguar ashpër pas vendimit të Komitetit të Nobel-it për t’i akorduar këtë çmim për Letërsinë shkrimtarit austriak Peter Handke.

Pacolli përmes një shkrimi të bërë në Facebook, ka shkruar se është i tronditur nga veprimi i Komitit të Nobel-it për t’ia dhënë këtë vit çmimin Nobel për letërsi Peter Handkes.

Tutje ai ka shkruar se është veprim i turpshëm që shkon kundër vlerave të çmimit Nobel.

Pacolli ka thënë se shkrimtari austriak, Handke ka mbështetur kasapin e Ballkanit Millosheviq, dhe ka kundërshtuar ndërhyrjen humanitare nga NATO për t’i dhënë fund gjenocidit në Kosovë.