Këshilltari i Presidentit Thaçi i bën thirrje Fatmir Limajt të kthehet në PDK

Këshilltari i Presidentit Thaçi i bën thirrje Fatmir Limajt të kthehet në PDK

Këshilltari i Presidentit Hashim Thaçi, Ismail Syla, përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook i ka bërë thirrje Fatmir Limajt të kthehet në PDK.

Sot PDK’ja shënon 20-vjetorin e themelimit si parti politike. Syla tha se PDK’ja ka mundur të dalë fituese në këto zgjedhje po ta kishte me vete Nismën.

“Sonte, Partia Demokratike e Kosovës, përkundër angazhimit supermaksimal nga LDK dhe VV, ka mund ta shënojë 20 vjetorin e themelimit si fituese e zgjedhjeve të 6 tetorit po ta kishte me vete anëtarësinë e shtëpisë së saj, të NISMA-s”, ka shkruar Syla.

Tutje, Syla i bëri thirrje kreut të Nismas, Fatmir Limajt, që të rikthehet në PDK.

“I bëj ftesë publike z. Fatmir LIMAJ që të rikthehet në PDK. URIME 20 vjetori gjithë anëtarësisë besnike të Partisë Demokratike të Kosovës”, ftoi Syla