Kështu ka deklaruar menjëherë pas takimit me kryesinë Besian Mustafa, ku tha se do të bisedohet veç pas numërimit të votave.
“Sot në kryesinë e LDK’së, diskutuan edhe njëherë faktin që kemi një rezultat mjaft të ngushtë me VV’në pra jemi 50:50, atëherë po presim certifikimin e rezultateve finale nga KQZ’ja, duke mos përjashtuar edhe 45 mijë vota nga mërgata me kusht e të personave me afëtsi të kufizuara, prandaj negociatat do t’i zhvillojmë në momentin kur do të numërohen votat.
I njejti ka shtuar se takimi i radhës do të jetë vetëm pasi që të numërohen krejt votat.
“Takimi i radhës do të jetë vetëm pas certifikimit të rezultateve”, ka thënë ai.
LDK dhe VV kishin paraparë që sot të angazhonin grupe punuese për të biseduar për koalicionin e mundshëm paszgjedhor.