• E mërkurë / Apr-24 10:29
  • Kontakt

Momenti kur gratë e pjesëtarëve të ISIS-it, tentojnë të arratisen nga burgu i kampit Al-Hol në Siri

Momenti kur gratë e pjesëtarëve të ISIS-it, tentojnë të arratisen nga burgu i kampit Al-Hol në Siri

Zyrtarët e kurdëve të Sirisë kanë njoftuar se ka pasur tentime që familjarët e anëtarëve të organizatës terroriste ISIS, të arratisen nga qendra e paraburgimit Al Hol në veri të Sirisë.

Zëdhënësi i Forcave Demokratike siriane, Mustafa Bali, ka deklaruar se dhjetëra të arrestuar kanë sulmuar gardianët para portës hyrëse të kampit, ku gjenden më shumë se 70 mijë gra e fëmijë, transmeton Telegrafi.

Në videot e filmuara nga kamerat e sigurisë shihen gratë dhe të vejat e pjesëtarëve të ISIS-it të veshura me të zeza, duke ikur nëpër rrugën që qon në qendër të kampit.

Ato fillimisht ishin konfrontuar me gardianët, duke i sulmuar me thika dhe revole. E tani kur Turqia ka filluar ofensivën, SHBA-të janë tërhequr nga kjo zonë duke rritur mundësitë që të ketë arratisje masive nga burgu.