De Niro godet Trump-in: Ai mendon se është gangster, por as gangster i mirë s’është

De Niro godet Trump-in: Ai mendon se është gangster, por as gangster i mirë s’është

Aktori i njohur amerikan, Robert De Niro, e ka sulmuar përsëri presidentin e Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, gjatë një paraqitjeje në spektaklin “The Graham Norton Show”.

I pyetur se çka mendon për karakteret e pjesëtarëve të mafia-s, De Niro nisi shpejt ta kritikonte presidentin Trump, duke thënë: “Sot, ne e kemi një president të çuditshëm, i cili mendon se është gangster, por që as gangster i mirë nuk është”.

“Edhe gangsterët kanë nder në mesin e hajnave, i shtrëngojnë duart dhe e mbajnë fjalën, e tëra që ke është fjala. Ata merren vesh me fjalë dhe kaq, por ky djalosh nuk është i tillë”, shtoi aktori.

Ai është bërë i njohur për sulmet dhe kritikat ndaj presidentit Trump dhe ka thënë vazhdimisht se shpreson që kreu i Shtëpisë së Bardhë do të shkarkohet, shkruan “Independent”