Përmbytje në Francë, lumi Seina del nga shtrati

Lumi Seina në kryeqytetin e Francës, Paris, ka arritur kulmin në rreth katër metra mbi nivelin e tij normal, si pasojë e reshjeve të shumta

Lumi Seina në kryeqytetin e Francës, Paris, ka arritur kulmin në rreth katër metra mbi nivelin e tij normal, si pasojë e reshjeve të shumta javëve të fundit.

Niveli i përmbytjes arriti nivelin e 5.84 metrave, ditën e hënë dhe nuk pritet ulje të nivelit para ditës se marte.

Rreth 1,500 persona janë evakuuar nga shtëpitë e tyre, në regjionin më të madh të Parisit, përderisa një numër i madh i shtëpive mbeten pa energji elektrike.

Shtatë stacione të një linje kryesore të udhëtarëve, RER C, tani janë mbyllur deri më së paku më 5 shkurt, dhe disa autostrada janë mbyllur për qarkullim.

Anije turistike të njohura të qytetit Bateaux Mouches janë jashtë shërbimit, me të cilën vetëm shërbimet emergjente lejohen të përdorin lumin.