Këshilli komunal zgjedhor sot mbajti mledhjen e saj të radhës ku u konstatuan edhe rezultatet përfundimtare rreth zgjedhjeve të parakohshme të 24 dhjetorit.
Numri i votuesve të dalur në këto zgjedhje ishte gjithsej 18.768 prej këtyre 223 vota të pa vlerfshme ndërsa vota me vlerë janë gjithsej 18.545.
Kryetari këshillit komunal zgjedhor Zeqirja Myftari për televizionin Aldi bëri të ditur edhe numrin e saktë të votave për të gjitha subjektet politike dhe cili është numri i mandateve që i takojn.
Nga numri i saktë i votave të vlerfshme partit politike radhiten kështu:
Alternativa Për Ndryshim 6864 vota me 15 mandate.
Partia Demokratike Shqipëtare 5030 vota me 11 mandate.
Unioni Demokratik i Shqiptarëve 425 vota me 0 mandate.
Lëvizja Për Reforma-PDSH 1732 vota me 3 mandate.
Partia Për Veprim Demokratik 2735 vota me 6 mandate.
Bashkimi Demokratik i Luginës-NRP 464 vota me 1 mandate.
Lista Serbe 961 vota me 2 mandate.
Partia Demokratike Dega në Preshevë 334 vota 0 mandate.
Afati kohor për të drejtë ankesa ka filluar me mbylljen e vendvotimit numër 5 dhe zgjatë deri në ora 20:00.