Pamje të reja nga aksioni i policisë në veri

Pamje të reja nga aksioni i policisë në veri

Më shumë se 25 mjete të blinduara dhe rreth 100 pjesëtarë të njësisë speciale të policisë së Kosovës, ia mësyn pjesës veriore të vendit për të arrestuar disa persona të dyshuar në përfshirjen e vrasjes së Oliver Ivanoviqit.

Sipas njoftimit të policisë është arrestuar një pjesëtar i policisë që dyshohet se ka lidhje me vrasjen e Oliver Ivanoviqit, si dhe në banesën e një të dyshuari tjetër kanë gjetur armë.

E një video amatore që e ka publikuar media në gjuhën serbe në Kosovë, Kosovoonline, shfaq njësitë speciale në veri gjatë operacionit.

Kujtojmë se gjatë aksionit policor janë arrestuar dy persona ku njëri prej tyre është djali i zyrtarit të policor, Zeljko Bojiq, Vasili i cili u prangos në banesën e tij.