z.Mustafa: ''Alternativa Për Mashtrime'' ka sponzorizuar dhe ka blerë votën e qytetarëve

Vota është konvertuar në monedhë metalike e shrehur ne euro ose dollarë...

Dr.sc Ragmi Mustafa kryetar i Partisë Demokratike Shqiptare ishte i ftuar në emisionin ''Zëri Poltik'' në Rtv Aldi për të disktutuar në lidhje me zhvillimin e rivotimit në njësinë numër 5 në Preshevë poashtu dhe për ecurinë e zgjedhjeve të parakohshme që nga shpallja e këtyre zgjedhjeve e deri më tani.

Sipas z.Mustafa ndërhyrjet e shtetit serb në zgjedhjet lokale të parakohshme, kanë qenë ndërhyrje të panevojshme duke pasur parasysh se jemi një vend me shumicë shqiptare dhe një pakicë shumë e vogël serbe.  Kjo ndërhyrje sipas tij ka filluar që me datë 14 shtator 2017 kur e kanë emëruar organin e përkohshëm.

Gjatë emisionit të mbrëmshëm kishte poashtu akuza drejtuar subjektit politik ''Alternativa Për Mashtrime'' nga ana e z.Mustafa që ajo ka sponzorizuar dhe ka blerë  votën e qytetarëve dhe nuk ka cfarë tu përgjigjet qyetarëve sepse vota është konvertuar në monedhë metalike e shprehur ne euro ose dollarë ndërsa nga ana tjetër deklaroi për Partinë Demokratike Shqiptare se këtë e ka bërë  me djersën e pikës së ballit.

Në fund të emisionit z.Mustafa falënderoi elektoratin e PDSH për arritjen e 5030 votave, ''sot me përmbylljen e zgjedhjeve të parakohshme lokale në komunën e Preshevës, neve na mbetet të vazhdojmë të punojmë me 11 këshilltarë  të asamblesë komunale të komunës së Preshevës në Preshevën shqiptare këtë premtim sdo ta largojmë për asnjë moment nga mendja jonë''