I ftuar në emisionin "Zëri Politik" në Rtv Aldi, kryetari i Alternativës Për Ndryshim z.Shqiprim Arifi sqaroi dhe arsyet e krijimit të organit të përkohshëm ku sipas tij , që nga 10 marsi gjendemi në një fazë tranzitorë e cila më shumë i përngjet një destabiliteti politik, kur shikohet në komplet perspektivë ka nisur një ''odise'' nga partitë e vjetra politike të cilat kanë menduar vetëm për të realizuar interesat e veta politike personale, grupore por edhe partiake gjë që e ka futur komunën e Preshevës në një situatë të pa lakmueshme, ka pasur shkelje flagrante nga ish pushteti ''dështues'', ka pasur një trajtim të pushtetit lokal në formë të një prone private, kjo ka sjellur në një fluktuacion të këshilltarëve, duke çuar në shpërbërje të kuvendit, dhe në pamundësi të krijimit të një mazhorance ka sjellur në krijimin e një organi të përkohshëm.
Z. Arifi akuzoi subjektet e vjetra politike që ato kanë sjellur serbët në kuvend komunal me atë që kanë kundërshtuar vendimin e Gjykatës administrative për pranimin e rezultateve të 24 dhjetorit.
Në fund të emisionit z.Arifi kërkoj nga subjektet politike që ta largojnë veten nga shpifjet e kota, që të kontribuojnë në stabilitetin politik, ta respektojnë vendimin e qytetarëve, si dhe rezultatet të cilat kanë rrjedhur. Në të njëjtën kohë z.Arifi i uroi qyetarët për përfundimin e procesit, duke thënë se unë besoj në këtë Preshevë, besoj tek njerëzit e ndershëm.