Shqiprim Arifi në panik, humb besimin e këshilltarëve të vet

Shqiprim Arifi në panik, humb besimin e këshilltarëve të vet

Sipas informacioneve jo zyrtare, në adresën e APN-së kanë arritur njoftime nga dy këshilltarët e tyre të cilët e kanë njoftuar kryetarin Arifi për largimin e tyre nga partia,  të cilët po të njejtit i janë bashkuar grupit qytetar LR-PDSH-së i udhëhequr nga z.Sami Salihu.

Arsyet janë të shumta, duke filluar nga ato të cilat Shqiprim Arifi nuk mundi që ti plotësoje asnjë nga premtimet e dhëna gjatë fushatës për të cilën e kanë votuar dhe besuar qytetarët e komunës së Preshevës, deri tek dhënia e tenderave për firmat që po e sponzorojnë APN-në, ngritja e çmimeve në tendere pas tenderimit (Projekt i Zonës Industriale), keqmenaxhimi i parasë publike (një stilolaps = 2000 din), kthimi i gjyakates, dështimi i hapjes së kufirit Miratoc-Llojan, mos hapja e fabrikave të premtuara, politizimi i institucioneve si dhe dështime të shumta në zotimet qe i ka bërë.

Këto besojmë se janë disa nga arsyet e daljes së dy këshilltarëve nga rradhët e APN-së si dhe prishjen e raporteve në mes koalicionit APN & LR-PDSH, ku jo-zyrtarisht kemi mësuar se perfundimisht ky koalicion është drejtë fundit.