E vërteton Kamberi: “Edhe po të isha i ftuar në përurimin e teatrit në Vranjë, nuk do të shkoja”

E vërteton Kamberi: “Edhe po të isha i ftuar në përurimin e teatrit në Vranjë, nuk do të shkoja”

Pos presidentit serb Aleksandar Vuçiq dhe disa ministrave nga Qeveria e Serbisë, shumë nga të ftuarit në ceremoninë e përurimit të teatrit të qytetit “Bora Stankoviq” në Vranje të hënën në mbrëmje, ishin personalitete të të gjitha qeverive lokale nga rrethi i  Pçinjës – përveç kryetarit të Bujanocit Shaip Kamberi, i cili ka deklaruar për portalin serb “Bujanovacke”, se ai nuk ka qenë i ftuar në ketë eveniment, por edhe nëse do të ishte I ftuar, nuk do të ishte  përgjigjur ftesës, sepse beson se ishte një “tubim partiak i SNS-it”.

“Ishte një tubim partiak brenda fushatës së Partisë Progresive serbe për zgjedhjet e ardhshme, e jo një tubim që do të sillte ndonjë përfitim për të gjithë rajonin. Ne, nuk duam të jemi të përfshirë në aso ngjarje” – ka deklaruar kryetari Kamberi për portalin “Bujanovacke”.

Sipas njeriut të parë të komunës, Presidenti Vuçiq injoroi qeverinë lokale edhe kur vizitoi Bujanocin në muajin shkurt.

“Edhe kur ishte në Bujanoc, ai nuk e konsideroi të të nevojshëm faktin që t’a vizitoi vetëqeverisjen lokale ose për të na ftuar nga zyra e tij në një lloj takimi, kështu mosftesa e tij për një ngjarje në Vranje nuk është befasi”, thotë ai.

Komuna e Bujanocit është njëra prej vetëm 6 qeverive lokale në Serbi në të cilën paretia e presidentit serb SNS, është pjesë e opozitës.