Kamberi, Mustafa dhe Sinani nisen për Gjermani – takime tejet të rëndësishme në Ministrinë e Punëve të Jashtme dhe Ministrinë e Ekonomisë gjermane

Kamberi, Mustafa dhe Sinani nisen për Gjermani – takime tejet të rëndësishme në Ministrinë e Punëve të Jashtme dhe Ministrinë e Ekonomisë gjermane

Kryetar i Komunës së Bujanocit Shaip Kamberi dhe kryetar i Këshillit Kombëtar Shqiptar, Ragmi Mustafa kanë udhëtuar për një vizitë zyrtare  Gjermani, ku do të zhvillojnë takime të ndara në Ministrinë e Punëve të Jashtme dhe Ministrinë e Ekonomisë të Republikës së Gjermanisë. Pjesë e këtij delegacioni është edhe Ardita Sinani, ish kryetar e Preshevës dhe nënkryetare e Partisë për Veprim Demokratik.

Në takimet zyrtare që do t’i zhvillojnë më 24 tetor do të bisedohet kryesisht për situatën aktuale politike në Luginë të Preshevës, sikurse edhe për pritjet e krijuara lidhur me vazhdimin eventual të bisedave Kosovë-Serbi.

Në këto takime do të bisedohet edhe për mundësitë dhe nevojën e investimeve të drejtpërdrejta të gjermane në rajonin e Luginës së Preshevës.

Të gjitha takimet do të zhvillohet në kryeqytetin e Gjermanisë, në Berlin.