76-vjet më parë, në 8 nëntor të vitit 1941, disa anëtarë të grupeve komuniste të Shkodrës, Korçës dhe Tiranës, të cilat ushtronin aktivitetin e tyre ilegal që nga mesi i viteve ’30, u mblodhën në një shtëpi të thjeshtë tiranase dhe shpallën krijimin e Partisë Komuniste.
Në formimin e PKSH-ës nuk u zgjodh udhëheqësi i saj, por koordinator i degëve të partisë u caktua Enver Hoxha i cili ishte sekretar i partisë në Tiranë, por në mars 1943 në Konferencën e Vendit, Enver Hoxha zgjidhet kryetar partie.
Pas përfundimit të Luftës së Dytë Botërore dhe çlirimit të Shqipërisë nga Italia dhe Gjermania, PKSH-ja merr pushtetin në dorë dhe Enver Hoxha në këtë periudhë luante rolin e kryeministrit, ministrit të punëve të jashtme, ministrit të mbrojtjes dhe udhëhiqte ushtrinë e vendit.
Enver Hoxha sundoi Shqipërinë për 4 dekada.
Periudha 40 vjeçare e sundimit të tij, u karakterizua edhe nga eliminimi i opozitës, dënimet e kundërshtarëve të tij politikë me vdekje ose burgime të gjata dhe dëbimet e familjeve të tyre nga shtëpitë ku jetonin dhe internimet e tyre në fshatra të thella, ku kontrolloheshin rreptësisht nga policia dhe Sigurimi i Shtetit (policia sekrete). Gjithashtu, diktatura komuniste, u karakterizua nga metodat staliniste të asgjësimit të bashkëpunëtorëve të tij, që kërcënonin pushtetin e tij personal.
Komunizmi në Shqipëri pësoi rënie në vitin 1989.