Matthew Palmer këtë ditë pritet ta vizitojë Kosovën

Palmer pritet të jetë në Prishtinë të premten, më 31 tetor.

“Palmer do të takohet me liderët e partive kosovare si dhe me liderët institucionalë, ndërsa temë diskutimi pritet të jenë zhvillimet e fundit politike në vend dhe gatishmëria e autoriteteve të Kosovës për rifillimin e dialogut me Serbinë”.

“SHBA-të do të kërkojë nga autoritetet kosovare që të angazhohen për rifillimin e dialogut me Beogradin zyrtar më së largu deri në muajin mars 2020, para fillimit të ciklit të zgjedhjeve në Serbi”.