Zaev: Vetëm Mickoski gëzohet që nuk morëm datë

Zaev: Vetëm Mickoski gëzohet që nuk morëm datë

Me një gjest të pahijshëm, kryeministri Zoran Zaev mbrëmë në debatin me qytetarët e Prilepit theksoi se kundërshtari i tij politik lideri i VMRO-DPMNE-së Hristijan Mickoski nuk do të vijë në pushtet.

“Çfarë se nuk e morëm datën. Mendon se kjo da ta sjellë në pushtet, ka për ta parë.

Zaev tha se liderit i VMRO-DPMNE-së nëse mendon se do të vijë në pushtet gënjen, pasi sipas tij me populizëm e nacionalizëm, askush nuk mund të vij më në pushtet. Ai shtoi se i vetmi njeri që është gëzuar se vendi nuk ka marrë datë për negociata është Hristijan Mickoski.

“Shtetet e Bashkuara të Amerikës morën vendim për ne para kohe para se shtetet tjera të marrin vendimin, çfarë duhet më tepër të na pranojë bota, ja me Islandën mbeten tre vende. Kemi thyer rekorde të reja, tërë bota ka pranuar atë që kemi bërë, vetëm Mickoski i gëzohet vendimit që ka marrë presidenti Macron.”-deklaroi Kryeministri i vendit Zoran Zaev.

Por ndryshe shprehet kreu i VMRO-DPMNE-së Hristijan Mickoski, ai gjatë takimit me qytetarët në Draçevë theksoi se askush nuk duhet të jetë i lumtur përshkak se nuk morëm datën për bisedime në Bruksel.

“S’duhet të jetë askush i lumtur për shkak se nuk morëm datën për bisedime në Bruksel. Duhet të jemi të pikëlluar për arsye se nuk morëm datë për shkak të korrupsionit dhe krimit të atij që donte të privatizojë të ardhmen evropiane të shtetit tonë dhe qytetarëve tonë”, tha Mickoski.

Këto komente krerët e partive maqedone i bëne gjatë aktiviteteve të rregulta me qytetarët e vendit pas ribrendimit të partive të tyre