Kryesia e degës së Bashkimit Demokratik për Integrim – BDI dega Gostivar mbrëmë në kuvendin zgjedhor, zgjodhi Bashkim Hasanin për kryetar të degës në Gostivar. Gjithashtu kuvendarët e deleguar zgjodhën edhe kryesinë e degës si dhe këshillin mbikqyrës të degës së Gostivarit.
Kreu i BDI-së Ali Ahmeti e cilësoi partinë e tij si një thesar ku jetësohen dhe materializohen idealet.
“Do ishte vërtetë e pafalshme për ne nëse nuk ndërtonim shtylla të forta për ta ruajtur këtë thesar kombëtar të BDI-së. BDI vërtetë është thesar, ke luftëtar, ke patriot, atdhedashës, njerëz të cilët kanë kontribuar brenda 80 viteve në këtë vend, por idealet jetësohen dhe materializohen brenda kësaj familjes sonë të madhe. Po filluam që nga universiteti, simbolet kombëtare, përfaqësimi i drejtë – çdo gjë shqiptare lidhet me këtë vend, me thesarin tonë të përbashkët, familjen e madhe të BDI-së. Prandaj, mision dhe detyrë e të gjithë neve është që ta forcojmë, ta ruajmë, por edhe mirë të organizuar që t’ju dalim zot dhe të jemi dal-zotës që të bëhemi edhe më të fortë në drejtim të avancimit të çështjes shqiptare në hapësirat tona këtu në Republikën e Maqedonisë”, tha lideri i BDI-së Ali Ahmeti.