Kocijancic mesazh Kurtit: Qeveria e re ta heq taksën, të fillon dialogu me Serbinë

Kocijancic mesazh Kurtit: Qeveria e re ta heq taksën, të fillon dialogu me Serbinë

Zëdhënësja e BE’së për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Maja Kocijacic ka deklaruar se Qeveria e re që do të formohet në Kosovë, e ku pritet që Kryeministër i saj të jetë Albin Kurti duhet ta heq taksën dhe të fillon dialogun me Serbinë.

Kocijancic ka deklaruar se Kosova duhet ta heq taksën ndaj produkteve serbe, njëkohësisht edhe Serbia duhet të krijon mjedis të favorshëm për fillimin e bisedimeve me Kosovën dhe dialogu të jetë funksional

“Gjithashtu duhet që Serbia të sigurojë një mjedis të favorshëm për bisedimet dhe që dialogu të jetë funksional”, thuhet tutje në përgjigjen e Kocijancic dhënë për Indeksonline.

E njëjta deklaroi që BE pret që të gjithë akterët politikë të qëndrojnë të përkushtuar ndaj këtyre proceseve, të cilat janë thelbësore për Kosovën, Serbinë dhe të ardhmen e rajonit.

“Ne do të vazhdojmë të punojmë ngushtë me Shtetet e Anëtare dhe partnerët tanë ndërkombëtarë, përfshirë edhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Dialogu në mes Beogradit dhe Prishtinës i lehtësuar nga BE-ja është një proces i ngritur nga Asambleja e Përgjithshme e KB-së dhe e mbështetur nga shtetet anëtarë të BE-së”, shtoi tutje Kocijancic.

Kujtojmë se dialogu mes Kosovës dhe Serbisë është bllokuar që nga vendosja e taksës ndaj produkteve serbe, përgjigje kjo ndaj ofensivës të diplomacisë serbe ndaj Kosovës për tërheqjen e njohjeve, saktësisht më shumë se 1 vit.

Kryeministri në detyrë, Ramush Haradinaj përkundër thirrjeve nga SHBA’të dhe BE’ja për pezullimin e taksës, ai nuk e largoi duke dëmtuar marrëdhëniet me Shtëpinë e Bardhë dhe Bashkimin Europian.