Këta janë 5 ish-udhëheqësit e SHIK’ut që do të jenë deputetë të Kuvendit të Kosovës

Këta janë 5 ish-udhëheqësit e SHIK’ut që do të jenë deputetë të Kuvendit të Kosovës

Partia Demokratike e Kosovës ka arritur që të dal si partia e tretë në vend në zgjedhjet e 6 tetorit, jo vetëm PDK, por edhe udhëheqësi i saj Kadri Veseli ka arritur të jetë njeriu i tretë më i votuar në Kosovë pas Albin Kurtit dhe Vjosa Osmanit.

Kadri Veseli që dikur ishte ish-shefi i SHIK’ut, ka fituar mbi 146 mijë vota në këto zgjedhje, duke u bërë kështu njeriu i tretë më i votuar në Kosovë.

Deputet përsëri ka arritur të zgjidhet edhe Elmi Reçica, ku ka fituar mbi 17 mijë vota, ai ishte zëvendës i Kadri Veselit në SHIK.

Ferat Shala, do të jetë deputet i Kuvendit të Kosovë i cili ka arritur të fiton mbi 18 mijë vota, ai dikur ka udhëhequr Drejtorinë Kundër-Zbulim në SHIK.

Jo vetëm Reçica, deputet ka arritur të zgjidhet përsëri edhe Fatmir Xhelili i ciki ka arritur të siguron mbi 9 mijë vota, ai ishte dikur shefi i Drejtorisë për Luftimin e Krimit të Organizuar në SHIK.

Edhe ish-zyrtari tjetër i SHIK’ut, Bekim Haxhiu ka arritur të bëhet përsëri deputet, Haxhiu ka marrë 10 mijë e 492 vota.

Kujtojmë se Kadri Veseli ka deklaruar mbylljen zyrtare të Shërbimit Informativ të Kosovës (SHIK) më 14 qershor 2008, në një deklarim të transmetuar në Radio Televizionin e Kosovës, RTK.