Ardita Sinani: ''Shqiprim Arifi, përfaqësues i denjë i SNS''

"Alternativa Për ndryshim, kryesisht Shqiprim Arifi është përfaqësues i SNS": ka deklaruar znj.Sinani gjatë emisionit

Në emisionin "Zëri Politik" në Rtv Aldi e ftuar ishte dhe kandidatja për kryetare komune në Preshevë nga radhët e PVD-së znj.Ardita Sinani.

Znj.Sinani i përshkruajti zgjedhjet e parakohshme të 24 dhjetorit si zgjedhje në të cilat ka pasur parregullësi, në disa vendvotime ka pasur fletëvotime më tepër, ka pasur ankesa të partive politike drejtuar Komisionit Komunal Zgjedhor për përsëritjen e vendvotimeve në të cilat ka pasur keqpërdorime, parregullësi, por vendimi nga Gjykata administrative u soll në bazë të ankesës së Alternativës Për Ndryshim, që të rivotohet vetëm në njësinë numër 5, dhe me këtë rast të i mundësojë futjen në kuvend komunal Listës Serbe.

"Alternativa Për ndryshim, kryesisht Shqiprim Arifi është përfaqësues i SNS": ka deklaruar znj.Sinani gjatë emisionit, duke shtuar edhe : "Oligarkët janë të njejtë, oligarkët e SNS janë oligarkë të Alternativës, në fushatën e SNS dhe të Alternativës janë financues të njejtë, sponzorizues të njejtë". Sipas znj.Sinani Alternativa Për Ndryshim e ka pasur për boligim t'ia kthejë borxhin SNS-it, duke pasur parasysh që të gjitha ankesat që i kanë bërë subjektet e tjera politike ndaj Gjykatës administrative nuk janë pranuar në përjashtim të ankesës së APN-së.

Sa i takon votave të Partisë Për Veprim Demokratik, kryetarja e degës së PVD për Preshevë tha se i kanë vota të pastërta, të pa manipuluara, të pa shantazhuara, janë vota të pastërta si "kristali" dhe për këtë arsye vlejnë një respekt dhe duhet të çmohen jashtëzakonisht shumë.

"Topin e ka LR-PDSH, ne si subjekt politik jemi të hapur për çdo lloj kompromisi me të gjitha partitë politike shqiptare, vetëm me Alternativën dhe Listen Serbe kjo nuk është e mundur", ky ishte deklarimi i znj.Sinani sa i takon koalicioneve të ardhshme të mundshme.