Selim Pacolli të hënën për Express tha se kush dëshiron marrëveshje me të, duhet ti përshtatët kushteve të tij. Siç duket këtë e bëri Shpend Ahmeti sepse sot arritën të pajtoheshin për koalicion para balotazhit.
Në konferencën për media dolën dy Pacolli dhe Ahmeti të cilët pohuan se janë marrë vesh për bashkëpunim në garën për Prishtinën kundër kandidatit të LDK’së, Arban Abrashi.
Kryetari aktual i Prishtinës, Shpend Ahmeti ka thënë se më këtë marrëveshje do të vazhdojnë bashkëpunimin dhe më këtë do të krijojnë shumicën në asamble.
Ai ka thënë se janë dakorduar për program të përbashkët.