Aziri:''Preshevës i duhet qeverisje e gjerë, nga subjektet më të mëdha politike

APN-së i takon vendi i parë dhe duhet ta respektojnë si vend i parë dhe të kërkojnë bashkëpunim, subjekti i dytë është PDSH...

Naser Aziri bartës i listës "Unioni Demokratik i Shqiptarëve" gjatë emisionit "Zëri Politik" në Rtv Aldi u shpreh se ishte shumë i pakënaqur me ecurinë e zhvillimit të zgjedhjeve të parakohshme lokale në komunë të Preshevës.

Z. Aziri deklaroi për tradhtitë të cilat i'u janë bërë partisë pas fillimit të zgjedhjeve duke thënë që njerëzit të cilët kanë qenë funksioner të UDSH-së, asnjë nga ata nuk ka dhënë dorëheqje nga subjekti, qoftë nëpër media, apo me shkrim në parti, për tu deklaruar që nuk janë më anëtarë të UDSH-së. Janë njerëz të cilët kanë përfituar dhe vazhdojnë të përfitojnë edhe sot në emër të partisë siç është sekretari i partisë së UDSH-së Hamdi Fejzullahu nga fshati Rahovicë i cili njëkohësisht është dhe këshilltarë në Këshillin Nacional në Bujanoc, nuk ka votuar për UDSH-në por i ka ruajtur kutitë e subjektit politik të Partisë Demokratike Shqiptare,përveç sekretarit të UDSH-së poashtu përmendi dhe kryetarin  partisë, i cili poashtu votën e tij nuk e ka dhënë për UDSH-në.

Z.Aziri poashtu dënoi ashpër sjelljen e Komisionit Komunal Zgjedhorë për aktin e shpalljes së këtij komisioni si komision jo kompetent duke i'a dorëzuar vendimin Gjykatës administrative.

Sa i takon çështjes se kush duhet të qeverisë komunën e Preshevës z.Aziri u deklarua se   Preshevës kësaj here i duhet një qeverisje më e gjerë, që të ndajnë përgjegjësinë të gjithë, sepse jemi në një periudhë shumë të rëndë, ashtu siç Serbia ka arritur që t'i bashkojë me dhunë apo pa dhunë  deputetët serb në parlamentin e Kosovës që të jenë nën ombrellën e qeverisë së Serbisë.

Për koalicionet e mundshme Naser Aziri përmendi partitë e mëdha duke u shprehur: "Të gjithë ata që është dashur që të dalin në debat me Shqiprim Arifin, nuk kanë dalur në debat, kanë ikur prej debatit...APN-së i takon vendi i parë dhe duhet ta respektojnë si vend i parë dhe të kërkojnë bashkëpunim, subjekti i dytë është PDSH, ndërsa partitë e vogla duhet të tregojnë përgjegjësi dhe të ndihmojnë proçesin zgjedhor"