Vucic ka thënë se ‘nëse ai i ka premtuar Perëndimit zgjidhje për Kosovën, nuk e di pse ajo zgjidhje nuk është përmbushur’.
Aleksandër Vucic ka komentuar deklaratat e Vuk Jeremiqit se ‘ai dhe Tony Blair janë duke diskutuar për modalitetin e zgjidhjes së çështjes së Kosovës, e cila do të përfundonte me njohje”.
Lidhur me këtë, Vuçiq ka thënë se ai ‘ka premtuar zgjidhje por nuk e di pse zgjidhja e tij nuk është marrë parasysh’, shkruan RTS, përkthen Periskopi.
“Si u bë që nuk zgjidhëm asgjë deri tani dhe ata nuk zgjidhën asgjë që nga viti 2008. Ne kemi pasur një presion të jashtëzakonshëm dhe ky presion vetëm sa po shkon e po rritet”, ka thënë Vucic.
“Serbët nuk kanë nevojë të vrapojnë pas kompromisit. E di çka mendojnë serbët dhe nuk jam ai që injoroj opinionin publik në Serbi. Ne do të vazhdojmë luftën. E di që do të jetë shumë e vështirë të arrihet një kompromis sepse serbët nuk duan të dëgjojnë për këtë.
I pyetur se çka nënkupton me ‘kompromis’ Vucic është përgjigjur:
“Unë kurrë nuk kam folur lidhur me atë se çka nënkupton kompromisi sepse dikush duhet të pajtohet në një të ardhme në një rrugë të përgjegjshme”, ka thënë ai.