Wenger, favorit për të marr detyrën e trajnerit te Bayerni

Arsene Wenger po llogaritet si favorit për t’u bërë trajner i ri i klubit gjerman, Bayern Munich.


Bayerni ka shkarkuar para disa ditësh nga detyra trajnerin kroat, Niko Kovac, shkaku i rezultateve të dobëta.

Pas shkarkimit të kroatit kanë filluar të dalin shumë emra të njohur trajnerësh që mund të jenë pasues të Kovacit te Bayerni.

Sipas mediumit gjerman Bild, francezi Wenger tani po llogaritet si favoriti kryesor për të marr detyrën e trajnerit.

Ralf Rangnick, ish-trajneri i RB Leipzig , e ka përjashtuar veten përmes agjentit të tij, i cili pretendoi se klienti i tij ‘nuk sjell atë që kërkohet nga Bayerni’.

Me Rangnick jashtë garës, mediumi gjerman pretendon se ish-trajneri i Arsenalit është favoriti kryesor.

Emra tjerë që po lidhen me Bavarezët janë edhe Massimiliano Allegri, Erik ten Hag, Jose Mourinho dhe Mauricio Pochettino.