Droja e Dacic: S’ka arsye që SHBA t’i vendosë sanksione Serbisë

Droja e Dacic: S’ka arsye që SHBA t’i vendosë sanksione Serbisë

Shefi i diplomacisë së Serbisë doli e sqaroi vizitën e zyrtarit të Departamentit të Shtetit Amerikan, Thomas Zarzecki, që udhëheq ‘task forcën 231’ që mbikëqyrë shtetet që shkelin sanksionet e vendosura ndaj Rusisë.

Thomas Zarzecki udhëheqë ‘task forcën 231’ të Departamentin e Shtetit Amerikan, që mbikëqyr implementimin e seksionit 231 të aktit ligjor të 2017’së ‘CAATSA’, me detyrë të dënimit të shteteve që bashkëpunojnë në rrafshin ushtarak me Federatën Ruse. Ky zyrtar i lartë amerikan viziton Beogradin këtë të premte. Kjo shkaktoi panik dhe nxiti spekulimet e mediave serbe .

Këtyre spekulimeve u detyrua të ju përgjigjet Ministri i Jashtëm të Qeverisë së Serbisë, Ivica Dacic, që është deklaruar jo për herë të parë për këtë çështje. Ai më parë kishte provuar me qetësi të deklaronte se nuk ka nevojë të ju shpjegohet serbëve për çështjen e sanksioneve.

Tani pas zhurmës së mediave serbe foli për gazetën serbe Politika e tha se Serbia nuk ka shkelur sanksionet e vendosura për blerje të armatimit rus e për këtë arsye nuk do duhej të kishte probleme, ka thënë Dacic.

Dacic kur njoftoi për vizitën e zyrtarit të departamentit të shtetit amerikan, Thomas Zarzecki, shtoi se ky zyrtar tani më ka vizituar rreth 60 shtete për këtë arsye.

“Ai do të ketë takime në Ministrinë e Punëve të Jashtme si dhe në ministrinë e mbrojtjes dhe atë të financave. Ai dëshiron të njoftohet me gjendjen”.

SHBA’të kanë vendosur sanksione ndaj Rusisë, e jo vetëm tyre por edhe Iranit dhe Koresë së Veriut. Të gjithë bashkëpunëtorët në rrafshin ushtarak me këto shtete mund të përballen me sanksione nëse “transaksion të konsiderueshëm në sektorin ushtarak apo të inteligjencës”.