Kampanjë vetëdijësuese për ‘Sarillikun’

Kampanja vetëdijësuese është bërë me qëllim ngritjen e vetëdijes për Hepatitis A apo siç është e njohur në popull ‘Sarrillëku’’.

Fushatë vetëdijësuese u realizua në brendësi të shkollës Shmt ‘Presheva’ ku janë shpërndarë materiale edukuese në formë broshure të përgatitur nga dr. Nazmi Z. Mehmeti dhe maturantët e mjekësisë 4/7 dhe antiseptik për dezinfektimin e duarve.

Sarilliku, si dhe disa sëmundje tjera mund të përhapen përmes duarve të palara apo përmes ushqimit dhe ujit të ndotur. 

Rreziku i përhapjes së infeksionit është më i madh në kolektivë, ku kontaktet mes njerëzve janë më të mëdha, p.sh., shkolla, çerdhe etj.  Broshura përmban material se çfarë dhe si përhapet sarilliku, si shfaqet dhe si të parandalohet.

Poashtu me foto ilustruese se si bëhet larja e duhur e duarve. Ideja e antiseptikëve në duart e nxënësve ishte që në rast mungese uji të ngrohtë e të rrjedhshëm me sapun të përdoren antiseptikët deri në gjetjen e mundësive të pastrimit të duarve.

Organizim i mirëfilltë u bë nga delegatët e mjekësisë së parlamentit të shkollës nga klasa e parë deri te viti katërt, e udhëhequr nga Alma Arifi dhe Rexhije Misini. 

Kjo është rinia jonë!  E ardhmja ju përket atyre qe besojnë në edukimin e mirëfilltë të shoqërisë.  Pastërtia është gjysma e shëndetit.