Medreseja e Luginës së Preshevës Manifestim tradicional kushtuar Ditëlindjes së Muhammedit s.a.v.s.

Medreseja e Luginës së Preshevës Manifestim tradicional kushtuar Ditëlindjes së Muhammedit s.a.v.s.

Datëlindja e Muhammedit a.s përkujtohet nga Medreseja e Luginës së Preshevës.


Nën organizimin e medresesë së Luginës së Preshevës sot më datë: 09.11.2019, e shtunë me fillim nga ora 11:00, në shtëpinë e kulturës "Abdulla Krashnica" në Preshevë, u mbajt manifesrimi fetar kushtuar datëlindjes së Muhammed mustafas s.a.v.s.


Programi u hap me leximin e ajeteve Kur'anore të recituar nga nxënësi i medresesë Yzeir Sadiku.

Për t'i dëshiruar mirëseardhje të pranishmëve i përshëndeti nikoqiri i këtij manifestimi koordinatori i medresesë prof. Ismail Halimi.

Të pranishmit i përshëndeti edhe kryetari i bashkësisë islame të Preshevës m. Ibrahim ef. Ahmedi.

Po ashtu fjalë përshëndetëse iu dha edhe kryetarit të partis demokrarike shqiptare dr. Ragmi Mustafa, si dhe kryetares së partis për veprim demokratik znj. Ardita Sinani.

I pranishëm në këtë manifestim ishte edhe drejtori i organizatës

"El Hilal" Behixhudin Shehapi nga Maqedonia Veriore.

Më pas u mbajt ligjerata kushtuar Muhammedit a.s. nga mysafiri special nga Shqipëria hoxhë Ervin Qylafku.

Në vazhdim ishte  pjesa artistike e programit me ilahi të interpretuar nga Nijazi Sinani, monolog nga nxënësja Ramize Halimi, videomontazh nga jeta e Muhamedit a.s të interpretuar nga nxënësja Jusra Halimi e të përgaditur nga medreseja e Luginës së Preshevës dhe në fund u këndua pjesë nga Mevludi të kënduar nga m. Musa ef. Ramadani.

Manifestimi u moderua nga nxënëseja e medresesë Sumeja Veseli.

Në këtë manifestim morën pjesë një numër i madhë i qytetarëve të komunës së Preshevës.

Njofton sektori për informim pran medresesë së Luginës së Preshevës.

09.11.2019. Preshevë.