Lladrovci takohet me O’Connell, flasin për bashkëpunim

Kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci ka takuar ambasadorin e Britanisë së Madhe...

Kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci ka takuar ambasadorin e Britanisë së Madhe, Ruairi O’Connell me të cilin ka diskutuar për mundësinë e realizimit të projekteve të përbashkëta me Ambasadën e Britanisë së Madhe.

Lladrovci ka njoftuar ambasadorin O’Connell për Komunën e Drenasit derisa ambasadori ka përgëzuar kryetarin Lladrovci për zbatimin e Ligjit, respektimin e kuotës gjinore dhe është zotuar do t’i shfrytëzoj mundësitë për bashkëpunim mes Ambasadës së Britanisë së Madhe dhe Komunës së Drenasit.

Të dy kanë vizituar edhe varrezat e dëshmorëve në Gllanasellë ku pushon trupi i Fehmi e Xhevë Lladrovcit dhe Qendrën për Promovimin e të Drejtave të Grave në Drenas.