Vucic në Paris: Duhet të mbrohet trashëgimia serbe në Kosovë

Vucic në Paris: Duhet të mbrohet trashëgimia serbe në Kosovë

Presidenti serb, Aleksandar Vucic, në seancën e 40’të të Konferencës së Përgjithshme të UNESCO’s në Paris, tha se trashëgimia serbe në Kosovë nuk duhet dorëzuar pavarësisht presioneve që ka, kësaj trashëgimie i duhet mbrojtje.

Vucic tha se është shumë e rëndësishme ajo që do të miratohet në UNESCO, sepse ruajtja e trashëgimisë kulturore është shumë e rëndësishme për ruajtjen e paqes dhe stabilitetit.

Duke përmendur manastiret e Deçanit, Pejës, Graçanicës dhe të tjera si shembuj, duke përsëritur se këto monumente janë të rrezikuara.

“Kjo trashëgimi kulturore nuk është e rëndësishme vetëm për identitetin serb, por për tërë Evropën dhe botën,” theksoi tutje Vucic, duke thënë se Karta e UNESCO’s duhet të respektohet.

Ai shtoi se UNESCO duhet t’i përgjigjet sfidave me të cilat përballet njerëzimi, dhe theksoi se dialogu paqësor ndër shtete, toleranca dhe shkëmbimi janë shumë të rëndësishme për ruajtjen e stabilitetit.

Që nga viti 2006, Patrikana e Pejës, Manastiri i Deçanit, ai i Graçanicës dhe Kisha e Shën Premtes në Deçan janë regjistruar në UNESCO në emër të Serbisë dhe cilësohen në Listën e trashëgimisë kulturore në rrezik.