• E mërkurë / Apr-24 23:31
  • Kontakt

Familja Kraja njofton për ceremoninë e varrimit të Arzanës

Familja Kraja njofton për ceremoninë e varrimit të Arzanës

Regjisorja Arzana Kraja, vajza e kryetarit të Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Kosovës, Mehmet Kraja, është gjetur sot e vdekur në banesën e saj.

Familja Kraja sot gjatë ditës ka dhënë detaje për ceremoninë e varrimit.

Motra e saj, Gresa Kraja, përmes një statusi në Facebook, ka bërë të ditur se varrimi i saj do të bëhet nesër, në varrezat në “Arbëri” në Prishtinë, në orën 14:00.

“”Me pikëllim dhe zemër të thyer ju njoftojmë për ndarjen nga jeta të vajzës dhe motrës tonë të dashur Arzana Kraja.

Varrimi i saj bëhet të enjten te varrezat e Dragodanit në Prishtinë në orën 14:00.

Dyert e familjes do të jenë të hapura në lagjen Ulpiana D9, pranë klinikës “Fati im”, ka shkruar Gresa.