“Dhelpër Dinake” e Mozzik arrin pesë milionë klikime në YouTube

Ai ditë më parë publikoi projektin e ri muzikor, madje konsiderohet të jetë kënga e tij e parë tërësisht në gjuhën shqipe, pas një kohe të gjatë.


Fjala është për reperin nga Ferizaj, Mozzik, i cili javën e kaluar solli këngën e re të realizuar me klip, “Dhelpër Dinake”.

Ndonëse kishte kohë që nuk lansoi këngë në gjuhën shqipe, ky projekt u mirëprit nga publiku dhe deri më tani ka kaluar shifrën e pesë milionë klikimeve në kanalin zyrtar, YouTube.