Hoxhaj: Kosova duhet të jetë pjesë e Këshillit Evropian

Hoxhaj: Kosova duhet të jetë pjesë e Këshillit Evropian

Zëvendëskryeministri në detyrë i Kosovës, Enver Hoxhaj, pas zgjedhjes së gjermanit Peter Beyer raportues i Kosovës në Këshillin Europian, ka thënë se Kosova duhet te jetë pjesë e KE-së.

Përmes një shkrimi në Twitter, Enver Hoxhaj, ka thënë se Kosova ka dëshmuar se është bartëse e të drejtave të njeriut dhe vlerave demokratike.

“Lajm fantastik nga Këshilli Evropian! Komiteti për Politikë të Jashtme dhe Demokraci të Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës, sapo kanë zgjedhur raportues të Kosovës, Peter Beyer. Kosova duhet të jetë pjesë e Këshillit Evropian pasi ka dëshmuar dhe do ta dëshmojë gjithmonë se është bartëse e të drejtave të njeriut dhe vlerave demokratike. Urime