Mustafa: Beyer do të mbrojë interesat e shtetit tonë

Kreu i LDK’së Isa Mustafa ak thënë se zgjedhja e Peter Beyer si raportues për Kosovën në Këshillin e Evropës, është lajm shumë i mirë

Mustafa ka thënë se Zgjedhja e tij është lajm i mirë dhe tepër me rëndësi për popullin e Kosovës.

“Shpreh urimet e mia për mikun tim dhe të Kosovës, z. Peter Beyer për zgjedhjen e tij si raportues për Kosovën në Këshillin e Evropës. Zgjedhja e tij është lajm i mirë dhe tepër me rëndësi për popullin e Kosovës”, ka shkruar Mustafa në Fcebook.

Ky është shkrimi i plotë:

Kryetari i LDK’së, Isa Mustafa me rastin e zgjedhjes së deputetit të CDU-së, Peter Beyer si raportues për Kosovën në Këshillin e Evropës ka dërguar këtë telegram urimi:

“Të nderuar qytetarë të Republikës së Kosovës,

Shpreh urimet e mia për mikun tim dhe të Kosovës, z. Peter Beyer për zgjedhjen e tij si raportues për Kosovën në Këshillin e Evropës.
Zgjedhja e tij është lajm i mirë dhe tepër me rëndësi për popullin e Kosovës.
Në vizitën e tij më 3 shtator të këtij viti në LDK, z. Beyer ka përsëritur zotimin e tij që ta mbështesë Kosovën në proceset e ardhshme.
Lidhja Demokratike e Kosovës është e lumtur për bashkëpunimin që ka me partinë simotër CDU, prandaj jemi të bindur që edhe z. Beyer do të mbrojë interesat e shtetit tonë”.