Edhe një i ftuar nga Gjykata Speciale

Nevzat Kryeziu është i ftuari i radhës i Gjykatës Speciale.


Këtë e ka bërë të ditur kryetari i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Hysni Gucati.

“Tash u njoftova se ka marrë ftesë nga Gjykata Speciale, edhe veterani Nevzat Kryeziu nga Suhareka, pjesëtar i Zonës Operative të Pashtrikut”, ka shkruar ai në Facebook.

Gjykata Speciale ka shpeshtuar ftesat për ish-pjestarët e UÇK-së. Së fundmi Specialja ka ftuar për intervistim edhe kryetarin e PDK-së, Kadri Veselin dhe Rexhep Selimin nga Lëvizja Vetëvendosje.

Kryetari i OVL-UÇK-së, Hysni Gucati para disa ditësh ka thënë për Telegrafin se muaji nëntor do të jetë mjaftë i nxehtë sa i përket zhvillimeve nga Specialja.