LajmeLugina Misha Vasic: Shaip Kamberi është armik i Serbisë, shteti duhet të intervenojë kundër ti

Misha Vasic: Shaip Kamberi është armik i Serbisë, shteti duhet të intervenojë kundër ti

Kryetari i të djathtës serb “Srpska desnica”, Misa Vaciq ka reaguar në portalin Bujanovacke kundër Kryetarit Shaip Kamberi i cili e akuzoi Vaciqin për fashizëm. Vaciq ka deklaruar se Kamberi e ka deklaruar rrejshëm dhe ka bërë thirrje që shteti i Serbisë të ndërmerr masa kundër Shaip Kamberit.

Ai tutje deklaroi se Shaip Kamberin në sulmet kundër Vaciqit ka përkrahjen e një pjese të qytetarëve shqiptar dhe që deri dje mbanin uniformën e UCPMB-së dhe që vrisnin policët dhe ushtarët e Serbisë me qëllim të ndarjes së këti teritore nga Serbija.

Vasiq tutje u ndal në elaborimin e “veprimeve faktike të Shaip Kamberit kundër rendit kushtetues të Serbisë e që për fat të keq ende nuk është procesuar nga ana e shtetit”
“Po ja rikujtoj, se po ky Shaip Kamberi në Nëntor të vitit 2018, së bashku me Organizatën “Camëria” ka mbajtur tubim publik në Prishtinë me kërkesën që Presheva, Bujanoci dhe Medvegja ti bashkohen shtetit të rrejshëm,Kosovës, dhe në vazhdimësi Kamberi është deklaruar kundër Serbisë” shtoi tutje Vaciq duke shtuar se problem i Shaip Kamberit nuk është Misha Vaciq por shteti i Serbisë dhe populli serb.

Sisa të ashtuquajtur serb që bashkëqeverisin me Kamberin kurr nuk guxuan ti kundërshtojn këto veprime të Kamberit dhe nuk i bënë apel shtetit për këto veprime të ti, shtoi Vasiq.

Në fund, Misha Vasiq me tone kërcënuese alarmoi Kryetarin e komunës së Bujanocit, Shaip Kamberin se “manipulimeve tuaja mund ti besojn vetëm disa serb kokëbosh, deri sa te e Djathta serbe gjithmon do ta keni përballë një armik të përhershëm”.