Vjen provokimi i radhës nga “E Djathta serbe”: Heroin serb Skënderbeun do ta vendosim në muze në Preshevë (VIDEO)

Vjen provokimi i radhës nga “E Djathta serbe”: Heroin serb Skënderbeun do ta vendosim në muze në Preshevë (VIDEO)

Pas konfrontimeve të njëpasnjëshme me Kryetarin e Partisë për Veprim Demokratik dhe të komunës së Bujanocit, Shaip Kamberin, ku sot kërkuan edhe arrestimin e ti, “E Djathta serbe”, parti kjo ekstreme dhe nacionaliste, ka vazhduar me provokimet e radhës. Përfaqsuesi i këti subjekti, Miroljub Petrovic ka deklaruar se “ Shqiptarët thonë që Skenderbeu është heroi i tyre kombëtar, nuk kemi asgjë kundër kësaj ,ne poashtu themi që Skenderbeu është heroi ynë kombëtar, pra hero serb andaj kam ardhur për të negociuar me përfaqsuesit e muzeut të Vjenës që të na kthejnë bustin e vjedhur të fisit Kuqi Drekoviq dhe serbëve në përgjithësi, që së shpejti në Preshevë e ndoshta edhe në Bujanoc do ta hapim muzeun e Skënderbeut”. Petrovic tutje deklaroi se “edhe shqiptarët e edhe serbët thonë se Skënderbeu është hero i tyre, andaj skemi arsye të konfrontohemi rreth kësaj”.

Përndryshe, pas provokimeve të njëpasnjëshme ndaj ti, Shaip Kamberi sot këtyre kërcënimeve i është përgjigjur me një fotografi të shqiponjës dy krenare me duar, të cilës ja ka shtuar tekstin: “Jam armik për secilin që:

është armik i popullit tim,

është armik i gjuhës time,

është armik i simbolit tim,

është armik i identitetit tim.

Qoftë ky edhe një shtet i tërë”