Jakup Krasniqi këshillon VV’në: Silluni si qeveritarë, mos u merrni me metodat e zjarrëvënieve

Jakup Krasniqi këshillon VV’në: Silluni si qeveritarë, mos u merrni me metodat e zjarrëvënieve

Jakup Krasniqi është përfshirë në luftën e Vetëvendosjes dhe NISMA’së, ku ky i fundit ka këshilluar partinë e Albin Kurtit të sillen si qeveritarë dhe të mos merren me metodat e zjarrëvënieve.

Akuza e kundërakuza të ndryshme kishte gjatë ditës së djeshme nga të dy partitë. Madje konflikti ekskaloi edhe në akuza që kanë të bëjnë me moralin.

Krasniqi ka përsëritur këshillën pas zgjedhjeve të vitit 2017.

“Të qeverisurit nuk behet me gjuhën e sharjeve të opozitarizmit e as me metodat e zjarrëvënieve, por me gjuhën e të qeverisurit me e për gjithë kombin (qytetarët), duke i pranuar edhe goditjet nga opozita, kur edhe ajo përdor armët që i ke përdorur duke qenë në opozitë”, ka shkruar Krasniqi në Facebook.

Ky është shkrimi i plotë:

KËSHILLEN QË IA DHASH PARTISË FITUESE NË ZGJEDHJET E VITIT 2007!Kur në vitin 2004, pas zgjedhjeve PDK-ja mbeti në opozitë, Kryetarit e Kryesisë u vinte vështirë e sidomos, vështire i vinte Kryetarit i cili hulumtonte një mënyrë për të hyrë në qeveri. Në një mbledhje të Kryesisë u pata thënë: Duhet ta harrojmë mundësinë e hyrjes në koalicion qeverisës. Le të përgatitëm për tre dimra të qëndrimit në opozitë. Dhe vërtetë qemë pajtuar me atë fakt dhe në Kuvend opozitarizmin e pata udhëhequr unë si Kryetar i GP të PDK-së. Sesi e kam udhëhequr opozitën secili njeri që donë të lexoi i gjen në librin: Reflektime Demokratike, botim i SHB “Buzuku”, Prishtinë 2017.Kur në fund të vitit 2007 PDK doli partia e parë, pasi u zyrtarizua rezultati final, ne një mbledhje të KD të partisë, anëtarëve të KD dhe të zgjedhurve për deputet ju pata thënë:
Gjatë qëndrimit në opozitë, kemi qenë zë opozitar dhe më të drejtë kemi ngritur zërin për të gjitha problemet që i kishte Kosova. Por, ajo që duhet ta kuptojmë tani, u thash, është: Në Kuvend më nuk jemi opozitar. Gjuha që e kemi përdorur si opozitar, në rrethanat e reja nuk mund ta përdorim. Përgjegjësia për secilin nga në ka ndryshuar. Gjuha e jonë e komunikimit duhet të jetë krejt tjetër, për faktin se përgjegjësia e jonë do të jetë krejt ndryshe. Nëse deri dje gjuha e jonë ishte opozitare dhe kishte për qellim adresimin për anëtaret e simpatizantët e PDK-së, tani përgjegjësia e jonë është për të gjithë qytetarët e Kosovës. Shteti është i të gjithëve dhe nuk jemi shtet-parti. Pra përgjegjësia e jonë si parti në drejtimin e qeverisë duhet të jetë krejt tjetër.Në tri vitet e para jam i bindur se janë bërë punë të mira, sidomos në ligjbërje. Vërejtja ime në fund të legjislaturës së parë të Pavarësisë ishte pse nuk u patëm dhënë në shumë raste përgjeg jësi institucionale njerëzve kompetent, por kjo nuk u dëgjua dhe në legjislaturën e dytë gjendja në dhënien e përgjegjësive u përkeqësua. Institucionet e shtetit nuk mund të përfaqësohen e as të drejtohen nga njerëzit që nuk e kanë asnjë përvojë institucionale.
\
Shkurt: Gjuha që përdor partia politike duke qenë në opozitë, nuk mund të përdorët duke qenë para një qeverisje të mundshme apo në qeverisje. Të qeverisurit nuk behet me gjuhën e sharjeve të opozitarizmit e as me metodat e zjarrëvënieve, por me gjuhën e të qeverisurit me e për gjithë kombin (qytetarët), duke i pranuar edhe goditjet nga opozita, kur edhe ajo përdor armët që i ke përdorur duke qenë në opozitë. Për të mos ndodhur kjo, është mirë që drejtuesit e lartë të LVV-së t’i marrin punët më shtruar e më me gjakftohtësi e përgjegjësi. Qeverisja e mirë, është e mirë për çdo qytetarë.Përndryshe, ne Socialdemokratet ekzistimin në opozitë nuk e kemi problem, qafën nuk ia afrojmë askujt. Qëndrimi vertikal, është tradita e jona! E kaluara është dëshmi./rtvaldi.com