Pacolli tregon nëse i ka dhënë apo jo afat Haradinajt për largim nga qeveria…

Kreu i AKR-së, Behgjet Pacolli nuk i ka caktuar afat koalicionit qeverisës rreth kërcënimit për prishje.

Pacolli deklaroi mbrëmë se koalicioni rrezikon të prishet pasi që qeveria e udhëhequr nga kryeministri Ramush Haradinaj po i lë qytetarët e Kosovës pa viza.

I kontaktuar, Pacolli ka thënë se e mirëpret një zgjidhje konstruktive.

“Nuk kam përcaktuar termin, por mirëpres zgjidhjen konstruktive të çështjeve”, ka thënë Pacolli.

Edhe pse vet është pjesë e kësaj qeverie në postin e ministrit të Jashtëm dhe atë të zëvendëskryeministrit, Pacolli ka hedhur akuza në drejtim të saj duke thënë se e ka humbur dinamikën pasi ka dështuar të adresojë çështjet kryesore me të cilat përballet vendi.