‘Albini i vogël’ kritikon Komunën e Vushtrrisë: Harron që edhe VV qeverisë në këtë qytet

‘Albini i vogël’ kritikon Komunën e Vushtrrisë: Harron që edhe VV qeverisë në këtë qytet

Gazmend Gjyshinca, apo ‘Albini i vogël’ për shkak të ngjashmërisë me të parin e VV’së, Albin Kurti, ka kritikuar një projekt të komunës së Vushtrrisë. Siç duket, ai po harron që VV është në koalicion me LDK’në në këtë Komunë.

Përmes një postimi në Facebook, Gjyshinca ka kritikuar pushtetin e Vushtrrisë për sheshin e ri që do të ndërtohet.

Por, deputeti i ri i LVV duket se ka harruar që LVV është në koalicion me partinë udhëheqëse në këtë qytet, LDK.

Për më shumë lexojeni postimin e plotë të tij:   

Beton koka, beton toka!

Vitet po kalojnë por ka diçka që s’po ndryshon: Betonizimi si “fenomen” qendror në mendësinë e të qeverisurit e të të ndërtuarit të qyteteve tona. Poashtu anashkalimi e minimizimi i hapësirave të gjelbëra brenda tyre, ky si “koncept” dominant planifikimi.

Ky degradim i gjithanshëm urban, kjo dekadencë që filozofi e analisti i ideve të estetikës së botës perendimore në 150 vitet e fundit, rumuno-amerikani Matei Calinescu e vlerëson si refleksion të botës sonë të shteruar, nuk po përfundon dot as 20 vite pas luftës së fundit.
Bashkë me të edhe rëndimi i përditshëm i shëndetit tonë mental si individë e si shoqëri.

Krejt kjo po bëhet edhe më e rëndë kur edhe ato pak monumente të trashëgimisë kulturore që kanë mbijetuar, po i rrethojmë me beton në të katër anët e tyre.
Si për shembull ky shesh i ri që po ndërtohet përballë ndërtesës së Komunës së Vushtrrisë e afër një objekti të trashëgimisë kulturore.

Njejtë po ngjan edhe me lejimin zyrtar të “përtypjes” së vazhdueshme të shtëpive të ndërtuara në stil tradicional (ndërtime të ulëta) nga gjigantët e ndërtimtarisë masive të banesave të larta në brendësi të qyteteve tona.

Duhet të zgjohemi shpejt! Kostoja që do të paguajmë në të ardhmen ka për të qenë shumë e shtrenjtë.

Rruga e mëkëmbjes kalon nëpërmjet ngritjes së shtetit të së drejtës dhe luftës së pa kompromis ndaj korrupsionit në njërën anë. Dhe e vetëdijësimit kulturor si shtet e shoqëri në anën tjetër.