Gani Koci: Buxhovi të ketë turp nga vetja, ka qenë këmbë e krye në shërbim të UDB’së

Gani Koci: Buxhovi të ketë turp nga vetja, ka qenë këmbë e krye në shërbim të UDB’së

Anëtari i PDK’së, Gani Koci, i ka reaguar historianit Jusuf Buxhovi pas deklaratave të tij rreth profileve të një sërë personaliteteve shqiptare, duke thënë se ai fillimisht duhet të ketë turp nga vetja, pasi që ka qenë në krye të UDB’së.

Shkrimtari e historiani Jusuf Buxhovi dje ka folur për historinë e trojeve shqiptare dhe ka komentuar profilet e një sërë personaliteteve shqiptare.

Në mes tyre ka krahasuar presidentin Hashim Thaçi me Esat Pashë Toptanin dhe kandidatin për kryeministër, Albin Kurtin, me Hasan Prishtinën.

Por me këto deklarata të Buxhovit nuk po pajtohet anëtari i PDK’së, Gani Koci, i cili përmes një shkrimi në Facebook po thotë se Buxhovi ka qenë pjesë e UDB’së.

“Ky gërrnaqi, sërish e paska zgjatë gjuhën! Do duhej të turpërohej prej hijës së vet dhe të kaluarës së tij këmbë e krye në shërbim të UDB’së”, ka thënë ai.

Shkrimi i plotë i Kocit:

Ky gërrnaqi, sërish e paska zgjatë gjuhën! Do duhej të turpërohej prej hijës së vet dhe të kaluarës së tij këmbë e krye në shërbim të UDB-së. Nuk ka faj ky dhe as të tjerët si ky. Fajët janë edhe të Hashim Thaçit, që iu krijoj hapsirë sojit dhe sorollopit! Herët është dashur t’u tregohën rrugët këtyre! Ashtu siç e larguam pushtuesin, bashkë me ta ështe dashur të lirohemi edhe nga mbetjet e tyre, me anë të ligjit të lustracionit dhe difetencimit të argatëve të pushtuesit.