Por jo të gjithë kaluan çaste të mira. Një tifoz i West Brom i quajtur Tom Blundell kishte humbur pasi përfundoi takimi.
Blundell ishte i dehur dhe ishte ndarë nga grupi i tifozëve, duke humbur kësisoj rrugën në Kosovë, raportonin mediet vendore.
Por duket se ai është gjetur shëndosh dhe sigurt në shtetin e Maqedonisë së Veriut. Kjo është konfirmuar nga një faqe e tifozëve anglezë në Twitter.