Akademiku i njohur kosovar, Rexhep Qosja është treguar kritik me disa akademikë kosovarë të cilët sipas tij janë mbledhur në Akademinë e Shkencave dhe Arteve e Kosovës për të sajuar ide të rrezikshme për Kosovën.
Akademiku Qosja ka deklaruar se disa predikues kosovarë janë mbledhur dhe po cenojnë shtetin e Kosovës, ai përmend për këtë edhe njërin nga ish-kryetarët e Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Kosovës të cilit nuk ia ka përmendur emrin.
“Me ndikim cenues, të veçantë, ndaj kohezionit shoqëror dhe mbarëkombëtar është ideja e kombit kosovar, predikuesit e së cilës janë të mbledhur në Akademinë e Shkencave dhe të Arteve të Kosovës. Njëri prej ish kryetarëve të kësaj Akademie para disa vjetësh do të deklarojë me një rast se “pakicat kombëtare, sidomos ajo serbe, sigurinë e tyre në Kosovë do të mund ta realizojnë vetëm me krijimin e kombit kosovar!”, ka shkruar Qosja.
Më tej, ai ka deklaruar se në periudhën e demokracisë situata do të duhej të përmirësohej. Mirëpo lirinë, Qosja thotë se nuk po dimë ta shfrytëzojmë.
Më poshtë keni shkrimin e plotë të Rexhep Qosjes në Facebook.