Spanja nuk heq dorë ta lë Kosovën jashtë BE-së

Me vendosmëri të madhe, Spanja po vazhdon të kundërshtojë çdo opsion të Kosovës në rrugën e saj drejt Bashkimit Evropian.

Ky shtet është duke u munduar të gjejë në  çdo formë mënyra të kundërshtimit dhe të jap një seri vrejtjesh ndaj Kosovës për t’ia dërguar samitit evropian që vendi jonë të mos jetë pjesë e procesit të zgjerimit të BE-së.

Duke iu referuar Ministrisë së Punë të Jashmte të Spanjës, ‘Novosti’ shkruan se Madridi është i vendosur në parimet e veta dhe nuk e ka ndërmend të largohet.

“Qëndrimi i Spanjës e cila nuk e njeh pavarësinë e njëanshme të Kosovës, është bazuar në parimin e mbrojtjes së integritetit territorial të shteteve, respektimit të së drejtës ndërkombëtare dhe sundimit të ligjit”, është thënë nga MPJ spanjolle.

“Në këtë drejtim, Spanja gjithmonë ka mbështetur dialogun në mes Prishtinës dhe Beogradit nën kujdesin e BE-së”, ka thënë kryeministri spanjoll.

Vetëm një javë para miratimit të strategjisë së zgjerimit për vendet e Ballkanit Perëndimor më 6 shkurt, mediat në Kosovë raportuan se Spanja në Kolegjiumin e komisionerëve në Strasburg solli përsëri në pikëpyetje jo vetëm strategjinë por edhe të gjithë procesin e zgjerimit për shkak të kundërshtimit të ashpër lidhur me përfshirjen e Kosovës në çdo proces.