Pas konkursit të shpallur nga gjimnazi "Skenderbeu" në Preshevë kanë konkuruar dy kandidat për drejtor për të udhëhequr këtë shkollë z.Sinan Fetahu dhe z.Nadër Sadiku.
Gjatë ditës së sotme Këshilli i arsimtarëve i cili përbëhet prej 103 personave ka mbajtur mbledhjen për të votuar për drejtorin e ardhshëm që do ta udhëheqë këtë shkollë për 4 vitet e ardhshme, ku me një shumicë votash i kanë dhënë drite jeshile drejtorit aktual z.Nadër Sadiku i cili nga 103 vota ka marrur 85, ku nëntë vota ka qenë të pavlefshme. raporton Rtv Aldi.
Me këtë votim shihet qartë se shkolla e mesme ”Skenderbeu” ka propozuar që për drejtor në katër vitet e ardhshme do ta ketë z.Nadër Sadikun./Rtv Aldi.