Naim Tërnava pritet nga mbreti Salman i Arabisë Saudite

Naim Tërnava pritet nga mbreti Salman i Arabisë Saudite

Kryetari i Bashkësisë Islame të Kosovës, Naim Tërnava, bashkë me një delegacion të tij është pritur të martën në një takim nga mbreti i Arabasë Saudite, Salman bin Abdulaziz, bëri të ditur agjencia shtetërore e lajmeve e këtij vendi.

Ata diskutuan për bashkëpunimin mes Arabisë Saudite dhe Kosovës në shërbim të Islamit dhe myslimanëve dhe për promovimin e modernizmit, bashkëjetesës dhe tolerancës, thuhet në njoftim.

Në këtë takim morën pjesë edhe disa zyrtarë të lartë të Arabisë Saudite, përfshirë ministrin e jashtëm, Faisal bin Farhan bin Abdullah, ministrin për çështje islame, Abdullatif bin Abdulaziz Al-Al-Sheikh, dhe ndihmës-sekretarin special të mbretit, Tamim bin Abdulaziz Al-Salem, shkruan “Aawsat”.