• E mërkurë / Apr-17 01:47
  • Kontakt

KKSH shpall konkurs për financimin e projekteve për arsim, kulturë, informim dhe gjuhë (VENDIMI & FORMULARI)

KKSH shpall konkurs për financimin e projekteve për arsim, kulturë, informim dhe gjuhë

ëshilli Kombëtar Shqiptar, sot ka shpall konkursin për financimin e programeve dhe projekteve vjetore të veprimtarisë së rregullt të KKSH-së, si finacimi ose bashkëfinancimi i programit dhe i projekteve në fushën e arsimit, kulturës, informimit dhe përdorimit zyrtar të gjuhës dhe shkrimit shqip.

Sipas njoftimit të publikuar nga KKSH, “Lëndë e këtij konkursi është shpërndarja e mjeteve të orientuara në vendimin mbi Planin Financiar të Këshillit Kombëtar SHqiptar për vitin 2019, në vlerë prej 4 milionë dinarëve , pëi realizimin e programeve vjetore dhe projekteve të organizatave të shqoërisë civile, shoqatave që janë themelues pjestarët e pakicës kombëtare shqiptare” – thuhet në konkurs.

Vlera maksimale e mjeteve për programe, gjegjësisht projekete individuale nuk mund të jenë më shumë se 500.000,00 dinarë, ndërsa ajo minimale 20.000,00 dinarë.

Konkursi do të jetë i hapur nga data 20 nëntor, 2019 deri më 30 nëntor, 2019.

Kjo është hera e parë, që institucioni i Këshillit Kombëtar Shqiptar, hap një konkurs enkas për shoqërinë civile për pakicën kombëtare shqiptare në Luginën e Preshevës

.Vendimi

FORMULARI PER APLIKIM