Sot shënohet “Dita Ndërkombëtare e të Drejtave të Fëmijëve”

Sot shënohet “Dita Ndërkombëtare e të Drejtave të Fëmijëve”

.Në përcaktimin e 20 nëntor merret shkas nga dita e miratimit të Deklaratës për të Drejtat e Fëmijëve në vitin 1959, si dhe Konventa për të drejtat e fëmijëve, e miratuar nga Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara në 20 Nëntor 1989.

Sipas Konventës, e cila është marrëveshja më e ratifikuar në të gjithë botën, për të drejtat e njeriut, përfshin të drejtën e jetës, të drejtën e shëndetit, edukimit dhe për të luajtur.

Gjithashtu të drejtat për të patur një familje, për t’u mbrojtur nga dhuna dhe diskriminimi.

Mungesa e teksteve mësimore në gjuhën shqipe për nxënësit e shkollave fillore dhe të mesme në Luginë nuk është çështje administrative a procedurale, por e drejtë fundamentale e fëmijëve. E drejt për arsim të denjë, cilësor e të standardizuar.

Fëmijët në shkollat e Luginës janë shtresa më e pambrojtur nga diskriminimi.- ka shkruar z.Ragmi Mustafa në profilin e tij në facebook.